Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, i ka replikuar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Muratit, i cili kishte ftuar qytetarët e Kosovës të festojnë me produkte vendore, përcjell InLajmi.
Çitaku pyeti Muratin se a e di sa kanë ardhur faturat e rrymës, sa është shkalla e inflacionit dhe sa kushton një kilogram djath.
Tutje ajo kritikoi ministrin duke thënë se a e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve, mos na e fyeni intelegjencën.
Pastaj nënkryetarja e PDK-së tha, festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes.
Postimi i plotë i saj:
Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat.
Ministër, a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath?
A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve?
Mos na e fyeni intelegjencën.
Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes. /InLajmi/