Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar 28 dhjetorin
1895 – Wilhelm Röntgen boton një letër ku detajon zbulimin e tij të një lloji të ri rrezatimi, i cili më vonë do të njihet si rrezet X. Në shumë gjuhë, rrezatimi X përmendet si rrezatim Röntgen, pas shkencëtarit gjerman Wilhelm Röntgen, i cili e zbuloi atë më 8 nëntor 1895. Ai e quajti atë rrezatim X për të nënkuptuar një lloj rrezatimi të panjohur.
1908 – Një tërmeti 7.1 ballë në Messina, trondit Italinë Jugore me një intensitet maksimal të shkallës Mercalli. Gjatë këtij tërmeti, mbetën të vrarë afro 100.000 vetë. Qytetet e Mesinas dhe Reggio Kalabrias u shkatërruan pothuajse plotësisht, nga lëkundjet e tmerrshme. Ky tërmet, konsiderohet deri tani, si më i fuqishmi dhe më shkatërrimtari, i rënë ndonjëherë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.
1912 – Tramvajët e parë në botë, demostrohen në hekurudhën bashkiake, në rrugët e San Francisco’s. Deri në vitin 1912, mbetën vetëm 8 linja tramvajësh, në këtë qytet, të gjitha me gradient të pjerrët dhe të pakalueshëm për kasetat elektrike. Në vitet 1920 dhe 1930, këto linja të mbetura u vunë nën presion nga autobusët më të përmirësuar të kohës.
1918 – Constance Markievicz, ndërsa ishte e arrestuar në burgun në Holloway-t, u bë gruaja e parë që u zgjodh deputete në Shtëpinë e Komunave Britanike. Markievicz, ishte një politikane irlandeze, revolucionare, sufragiste, socialiste, gruaja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Westminster-it. Ajo u zgjodh Ministre e Punës, duke u bërë ministrja e parë femër e kabinetit në Evropë.
1943 – Autoritetet sovjetike fillojnë Operacionin Ulussy, duke filluar dëbimin e popullsisë kalmuke në Siberi dhe Azinë Qendrore. Familjet dhe individët e kësaj etnie, u zhvendosën me forcë në vagonët e bagëtive për në, në vendbanime të veçanta për punë të detyruar në Siberi. Me mijëra do të vuanin pasojat e rënda të këtij internimi.
1947 – Vdes në moshën 78 vjeçare, në Alexandria, Viktor Emanueli i III. Viktor Emanueli, ishte Mbreti i Italisë nga 29 korriku 1900 deri në heqjen e tij më 9 maj 1946. Përveç kësaj, ai mbajti fronet e Etiopisë dhe të Shqipërisë. Gjatë mbretërimit të tij gati 47 vjet, i cili filloi pas vrasjes së babait të tij Umberto I, Mbretëria e Italisë u përfshi në 2 luftëra botërore.
1954 – Lind në Mount Vernon, Denzel Washington. Washington, është një aktor, regjisor dhe producent amerikan. Ai ka marrë 2 çmime Golden Globe, një çmim Tony, dhe dy çmime Academy Award. Ai u cilësua si aktori më i mirë mbështetës për filmin dramë historike të luftës Glory, dhe aktori më i mirë për rolin e tij si detektiv i korruptuar Alonzo Harris në Training Day.
1956 – Chin Peng, David Marshall dhe Tunku Abdul Rahman takohen në Baling, të Malajzisë për të provuar dhe zgjidhur situatën e emergjencës atje. Bisedimet ishin të pa suksesshme sepse kushtet e dorëzimit nuk ishin të pranueshme për Partinë Komuniste Malajane. Pas bisedimeve, Chin Peng u tërhoq në Tajlandë dhe Ah Hai e zëvendësoi atë si ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm .