Me rastin e afrimit të fundvitit, presidentja Vjosa Osmani ka bërë një vizitë në ambientet e Klinikës së Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjell InLajmi.
Osmani shihet teksa shpërndan dhurata për pacientët e vegjël, ndërsa shfrytëzoi rastin dhe shprehu mirënjohje ndaj stafit shëndetësor të klinikës për kujdesin profesional, por edhe ofrimin e dashurisë e ngrohtësisë për fëmijët që kurohen në këto ambiente.
Postim i plotë i saj:
Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.❤️
Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.
Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund! /InLajmi/