Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për punën e jashtëzakonshme dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” komandantitn e Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jasharin, përcjell InLajmi.
Maqedonci u shpreh se kjo medalje është meritore për angazhimin shumëvjeçar të Jasharit, në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Ministri i Mbrojtjes uron që viti 2024 të jetë më i sukseshëm se viti që po lam pas.
Postimi i plotë i tij:
Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari.
Qoftë viti 2024 edhe më i sukseshëm se viti që lam pas. /InLajmi/