Pas marrjes së vendimit të KQZ për pezullimin e Partisë Socialdemokrate, ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, përcjell InLajmi.
Në reagimin e tij Molliqaj thekson se PSD e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor duke hedhur kështu poshtë arsyen e KQZ për pezullim të kësaj partie. Kryetari i PSD u shpreh se kjo është tregues i dashakeqësisë ndaj partisë së tij teksa e konsideron këtë si një qasje shantazhuese dhe të dëmshme për organizimin politik.
Postimi i tij i plotë:
PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në.
Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.
Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë. /InLajmi/