Partia Demokratike e Kosovës të marten ka nderuar gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave në Kosovë, me pritjen e fundvitit përcjell InLajmi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi shpreh mirënjohjen e tij për angazhimin e gaztarëve dhe për punën e palodhshëme që e bëjnë për ngjarjet dhe dinamikat në vendin tone.
Krasniqi uron që Viti i Ri 2024 të jetë më i mbarë për të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
Në pritjen e fundvitit që organizuam për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave, u shpreha mirënjohjen time më të lartë për angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë këtij viti, më sfiduesi për ta, në shërbim të informimit të saktë, të shpejtë, transparent dhe objektiv të qytetarëve, për ngjarjet dhe dinamikat në vendin tonë.
Ndonëse kaluam një vit jo të lehtë, këtë herë në një ambient festiv zgjodhëm t’i përmendim më shumë sukseset e ngjarjet e mira, me shpresën dhe urimin që Viti i Ri 2024 të jetë më i mbarë për të gjithë.
Gëzuar! /InLajmi/