• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

KDI: Duhet rritur transparenca në proceset vendimarrëse

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
27 December 2023
në Kosovë
0 0
0
KDI: Duhet rritur transparenca në proceset vendimarrëse
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, ka shpalosur gjetjet kryesore të vlerësimit të Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë për vitin 2023. Ky është vlerësimi i 3 që bëhet në Kosovë, pas atyre të vitit 2011 dhe 2015.

Eugen Cakolli tha se Sistemi i Integritetit Kombëtar, SIK është pjesë e qasjes holistike të Transparency International, TI në luftimin e korrupsionit, përmes vlerësimit të bazës ligjore dhe performancës aktuale të institucioneve relevante në sistemin e luftimit të korrupsionit, në aspekte si resurset, pavarësia, llogaridhënia, integriteti, ndërveprimi dhe rolet e tyre.

“SIK-u vlerëson, pra, efikasitetin e përgjithshëm institucional në luftimin e korrupsionit dhe luftimin e dukurive me abuzimin e pushtetit. Vlerësimi, i cili është rezultat i një hulumtimi gati 2 vjeçar tregon se përgjatë 8 viteve të fundit, institucionet në Kosovë përgjithësisht kanë shënuar progres në sistemet e tyre të integritetit, veçanërisht lidhur me transparencën dhe masat e llogaridhënies. Shumë prej përmirësimeve të evidentuara në vlerësim kanë ardhur kryesisht si rezultat i presionit publik, kërkesave ndërkombëtare apo zbatimit të zotimeve të marra në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane apo përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së”.

Edhe pse në Kosovë ekziston një perceptim i gjerë që kuadri ligjor është mjaft i konsoliduar, dhe problemet janë vetëm në implementim të tij, në fakt, vlerësimi ka evidentuar mangësi si në legjislacionin që rregullon funksionimin e institucioneve, sidomos në raport me garantimin e pavarësisë, resurseve dhe mekanizmave të brendshëm të integritetit, ashtu edhe në kornizën e përgjithshme ligjore kundër-korrupsion. Por, është më se e qartë se të gjitha institucionet kanë probleme me zbatimin e ligjeve dhe përmbushjen e obligimeve dhe rolit të tyre në luftimin e korrupsionit.

Ai ka sqaruar se KDI ka vlerësuar se niveli mesatar i integritetit në të gjitha institucionet është vetëm 67 nga 100 pikët e mundshme – pra, një notë mezi kaluese; e që është e pamjaftueshme për të pasur një luftim efikas të korrupsionit dhe qeverisje me integritet.

“Sipas vlerësimit të SIK-ut, 3 institucionet apo shtyllat me nivelin më të lartë të integritetit janë Zyra Kombëtare e Auditimit (83.3 nga 100 pikë); Avokati i Popullit (79.5 nga 100 pikë) dhe Policia (75 nga 100 pikë). Ndërsa, shtyllat apo institucionet që rangohen në fund të listës janë Partitë politike (58.3 nga 100 pikë); Ndërmarrjet publike (50 nga 100 pikë); dhe Bizneset (45.8 nga 100 pikë).
Nëse krahasojmë nivelin e integritetit në 3 pushtetet kryesore del se sistemi i drejtësisë prin me 69.7 pikë, pasuar nga Ekzekutivi me 65.9 pikë, ndërsa në fund është Legjislativi me vetëm 60.4 pikë”.

“Problemet kryesore që janë evidentuar në këtë raport ndërlidhen me mostrajtimin adekuat të rasteve të korrupsionit nga institucionet e drejtësisë, ndikimin e ekzekutivit dhe akterëve tjerë në punën e institucioneve tjera – përmes ndarjes së buxhetit, deklarimeve publike apo proceseve të rekrutimit; mungesën apo moszbatimin e mekanizmave të integritetit dhe llogaridhënies, si dhe mungesën e transparencës së plotë mbi mënyrën e financimit dhe shpenzimeve të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Mungesa e resurseve të mjaftueshme, sidomos financiare, njerëzore dhe infrastrukturore, po ashtu ndikon negativisht në rolin dhe performancën e institucioneve në luftimin e korrupsionit”.

Sipas tij, marrë parasysh rezultatet e këtij vlerësimi, KDI vlerëson që reformat janë të domosdoshme për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse sfidat e identifikuara, si në aspekt të resurseve, nivelit të transparencës, llogaridhënies apo mekanizmat të integritetit.

Madje tha se lidhur me pjesën e resurseve, fokusi i menjëhershëm duhet të jetë në adresimin e mangësive në resurset financiare, njerëzore dhe infrastrukturore nëpër institucione. Alokimi i burimeve adekuate është esencial për optimizimin e performancës së institucioneve në luftimin e korrupsionit, shkruan Ekonomia Online.

“Parandalimi i ndërhyrjeve dhe ndikimeve të jashtme, veçanërisht atyre politike, janë kritike për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve. Kjo vlen veçanërisht në raport me institucionet e sistemit të drejtësisë, të cilëve duhet t’u garantohet pavarësi, sidomos financiare. Ndërsa, marrë parasysh performancën e këtyre të fundit në luftim të korrupsionit, nevojitet sa më parë fuqizimi i mekanizmave të llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke paraparë ndëshkime edhe për performancë të dobët. Procesi i vettingut, duhet të garantojë nivele më të larta të integritetit të krerëve të sistemit të drejtësisë.
Zbatimi rigoroz i kodeve të mirësjelljes dhe nxjerrja e tyre në institucionet që nuk kanë të tilla duhet të shihet si prioritet për promovimin e masave të integritetit. Poashtu duhet rregulluar me ligj çështja e lobimit tek institucionet apo zyrtarët publik që kanë fuqi vendimarrëse”.

“Transparenca në proceset vendimmarrëse duhet të rritet, veçanërisht tek Qeveria dhe Kuvendi. Hapja e këtyre proceseve jo vetëm që nxit besimin e publikut, por gjithashtu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në promovimin e një qeverisjeje më të përgjegjshme”.

 

Tags: DemokraciaKDIQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Përkujtohet Lasgush Poradeci, liriku që i këndoi si askush tjetër ndjenjave njerëzore

Postimi tjetër

Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë janë bërë përmes sistemit elektronik

Të ngjajshme Postime

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë
Kosovë

Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë

15 January 2026
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Detaje nga aksioni në Veri kundër lojërave të fatit, intervistohen 3 të dyshuar, dy të tjerë po kërkohen nga Policia

15 January 2026
Postimi tjetër
Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë janë bërë përmes sistemit elektronik

Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë janë bërë përmes sistemit elektronik

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu