Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për Front Online lidhur me disa sondazhe që janë publikuar për partitë politike në vend, ku e para ka dalë partia në pushtet.
Jasharaj tha se VV-ja nuk duhet ta trimnojnë sondazhet se pakënaqësitë janë të mëdha tek sindikatat.
“Partia në pushtet dhe të tjera nuk duhet të trimnohet shumë me sondazhet se zgjedhjet do vinë dhe secili do ta thotë fjalën e vetë. Vetëvendosjen nuk duhet ta trimojnë sondazhet se pakënaqësitë janë të mëdha në sistemin arsimor dhe sektorët e tjerë”, ka deklaruar Jasharaj.
Këto janë disa nga pakënaqësitë e SBASHK-ut, sipas Jasharajt.
“Dialogu me sindikatat mungon, angazhime kishte që të shuheshin sindikatat, ligjin e pagave dhe vendimin e prerë për ta dëgjuar zërin e deputetëve”, thotë ai.
Kujtojmë se me 14 shkurt 2023 janë bërë 2 vjet që ku VV-ja fitoi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë përballë partive të tjera politike.