• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 15 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ukraina sulmon me raketa anijen ruse në Detin e Zi

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
26 December 2023
në Bota
0 0
0
Ukraina sulmon me raketa anijen ruse në Detin e Zi
0
SHPERNDARJE
74
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një goditje të re flotës së Rusisë në Detin e Zi.

Zëdhënësi i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat tha se ushtria ukrainase posedonte informacion për vendndodhjen e anijes si dhe për sistemet mbrojtëse në atë zonë.

Zëdhënësi Ihnat e cilësoi “operacionin jashtëzakonisht të vështirë duke shtuar se fundosja e një anije të tillë nuk është lehtë.

Sipas tij, ushtria e Ukrainës po përmirëson aftësinë për të realizuar sulme me përpikmëri të lartë dhe Rusia “po humb, dalëngadalë, flotën dhe ndikimin e saj në Detin e Zi.”

Zëdhënësi Ihnat nuk arriti të konfirmojë nëse anija e goditur “Novocherkassk” transportonte dronë të prodhuar në Iran, por tha se nuk mund ta përjashtonte një gjë të tillë apo se anija kishte municione të aleatëve të Rusisë, të parashikuara për t’u përdorur në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi ukrainas ka dëmtuar anijen Novocherkassk në një bazë në Feodosia.

Guvernatori pro-rus i Krimesë Sergei Aksyonov tha në Telegram se si paspojë e sulmit ishte vrarë një person dhe ishin plagosur 2 të tjerë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve Presidenti Vladimir Putin ishte njoftuar për sulmin.

Ushtria e Ukrainës njoftoi gjithashtu të martën se kishte rrëzuar 13 nga 19 dronë që Rusia kishte lëshuar gjatë natës. Dronët ishin shkatërruar në Odesa, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin e Khmelnytskyi-t.

Rusia tha të hënën se forcat e saj morën qytetin strategjik të Maryinka-s në Ukrainën lindore, por Kievi hodhi poshtë këto pretendime duke shtuar se ushtarët e saj zmbrapsën tre sulme në afërsi të këtij komuniteti të shkatërruar dhe pothuajse të boshatisur.

“Nuk është e saktë të thuhet se është marrë Maryinka”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun në televizionin ukrainas pas pohimeve të Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të bëra gjatë takimit të transmetuar në televizion me Presidentin Putin.

“Luftime në Maryinka po vazhdojnë”, deklaroi zyrtari ukrainas Shtupun. “Aktualisht, ushtarët tanë janë përbrenda kufijve administrativ të Maryinkës, por qyteti është shkatërruar plotësisht.”

Maryinka është qytet relativisht i vogël me një popullatë më pak se 10.000 banorë por pas shërbimeve britanike të zbulimit, ushtria ruse po synon ta marr për të avancuar drejt perëndimit dhe për ta mbrojtur më mirë Donjeckun e okupuar.

Ukraina njoftoi të hënën se ka siguruar 1.34 miliardë dollarë, kryesisht përmes Bankës Botërore fonde që do të përdorën pjesërisht për të kompensuar programet sociale për shkak të shpenzimeve buxhetore për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministria e Financave shtoi se rreth 1.1 miliardë dollarë ishin hua nga Banka Botërore, një ndihmë në vlerë 190 milionë dollarë nga Norvegjia, 50 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe 20 milionë nga Zvicra.

“Ndihma ndërkombëtare financiare është një kontribut i rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik të Ukrainës dhe na lejon të sigurojmë financimin e përparësive sociale gjatë luftës”, deklaroi Ministri i Financave Serhiy Marchenko.

“Që nga fillimi i luftës, qeveritë e Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Zvicrës vazhdimisht kanë demonstruar përkrahjen dhe solidaritetin e tyre ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Të hënën në mbrëmje, një projektligj që u publikua në faqen e internetit të parlamentit ukrainas propozoi një prag të ri të moshës për mobilizim ushtarak duke e uluar atë nga 27 në 25 vjeç.

Presidenti Zelenskyy deklaroi gjatë një konferencë shtypi më 19 dhjetor se ushtria ka propozuar mobilizimin e rreth 500.000 ukrainaseve, por se kjo ishte një “çështje e ndjeshme” e cila do të diskutohet nga ushtria dhe qeveria para se të dërgohej në parlament për miratim, shkruan VOA.

Zoti Zelenskyy, i cili ende nuk e ka mbështetur një propozim të tillë, tha se dëshiron të dëgjojë argumentet e palëve për nevojën e një mobilizimi të tillë.

“Kjo është një shifër shumë serioze”, deklaroi ai.

Tags: AnijeRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

Nuk paguan bonuset e punëtorëve, X përballet me padi

Postimi tjetër

LVV: Pas targave, Serbia duhet të njohë edhe dokumente të tjera të Kosovës

Të ngjajshme Postime

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë
Bota

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak
Bota

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Shtetet evropiane dërgojnë personel ushtarak në Grenlande
Bota

Shtetet evropiane dërgojnë personel ushtarak në Grenlande

15 January 2026
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje
Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje

15 January 2026
Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova
Bota

Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova

14 January 2026
Demonstratat masive antiqeveritare në Iran/ Kush është Erfan Soltani, 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet nga autoritetet iraniane
Bota

Demonstratat masive antiqeveritare në Iran/ Kush është Erfan Soltani, 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet nga autoritetet iraniane

14 January 2026
Postimi tjetër
LVV: Pas targave, Serbia duhet të njohë edhe dokumente të tjera të Kosovës

LVV: Pas targave, Serbia duhet të njohë edhe dokumente të tjera të Kosovës

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu