Shumë qytetarë janë ankuar se faturat e energjisë elektrike janë shumë të shtrenjta për këtë muaj, lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi duke theksuar se faturat janë rritur për 80%, gjatë sezonit dimëror përcjell InLajmi.
Rukiqi shprehet se të obsesionuarit me manipulim të sondazheve, i intessojnë vetëm shifrat fiktive të përkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos së jetesës, për qytetarët e vendit.
Për ta argumentuar rritjen e kostos së jetës, Rukiq ka listuar rritjen e çmimeve të shumë artikujve me theks të artikujve të konsumit të përditshëm.
Kjo rritje e kostos së jetesës tha Rukqi janë nga efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co.
Krejt në fund ai shprehet se “përnjemend të tjerët duhet t’na kenë lakmi, për manipulime dhe dështime kolosale.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co.
48%
50%
70%
Te obsesionuarit me manipulim te sondazheve, i inteesojne vetem shifrat fiktive te perkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos se jeteses, per qytetaret e vendit.
Nje hulumtim i thjeshte ne treg per artikujt bazik, na tregon kete pasqyre:
– 30-40 %, me shume shpenzime per vaj, miell dhe sheqer
– 70- 80 %, me shume te faturat mujore te energjise elektrike (sidomos gjate sezones dimerore)
-30%, me shume per peme dhe perime
– 30-40 %, me shume per nafte dhe derivate te naftes
Krahas ketyre perqindjeve te rritjes se çmimeve, kemi:
– sanksione dhe izolim (qindra milione deme direkte dhe miliona te tjere deme indirekte nga demtimi i imazhit)
– shkalla me e ulet e investimeve kapitale
– renie e blerjes te njesive te reja banesore, me potencial te kolapsit te njerit nga 3 sektoret me te rendesishem per ekonomine e vendit (sektori i ndertimit)
– Rritje ekonomike, nen mesataren e rritjes qe e kemi pas, pas shpalljes te pavaresise
– Renie e investimeve private
– Asnje rritje e buxhetit per arsim dhe shendetesi.
Pernjemend te tjeret duhet t“na kene lakmi: per manipulime dhe deshtime kolosale. /InLajmi/