Një banesë në zonën e Saukut, pranë Senatoriumit, është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të marte.
Bëhet me dije se si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një bombol me gaz, shkruan Euronews.al
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.