Bashkpunimet akoma po vazhdojnë, kësaj radhe nga 2 artistët shqiptarë, Kida dhe Buta, kanë lansuar tashmë projektin e ri muzikor, përcjell InLajmi.
“Mesazh” mban titullin kënga e re e tyre e cila besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Kënga është shkruajtur nga vetë Buta dhe Rron Kai ndërsa melodia nga Kida, Buta, Rron Kai, për Miksim dhe Masterizim është kujdesur Deard Sylejmani.
Videoklipi është realizuar në qytetin e Parisit.
Të 2 artistët si Kida ashtu edhe Buta këtë vit kanë pasur projekte të shumta si dhe bashkëpunime me artistë të tjerë si dhe koncerte të shumta.
Këngën “Mesazh” tani mund ta gjeni edhe në platformëm YouTube. /InLajmi/