Gjatë debatit në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, publicisti Halil Matoshi tha që Vuçiqi është i kontrolluar nga amerikanët.
“Vuçiqi është ende në dorë të amerikanëve dhe saherë që është në prag të sanksioneve për shkak të mos tërheqjes nga kthetrat ruse e zbaton një marrëveshje”, ka thënë Matoshi, shkruan Gazeta10.
Ai tutje tha që kur presioni pas sulmit në Banjskë u rrit u shkarkua Vulini dhe Vuçiqi luajti mençur sepse u lirua nga ai.