Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar së fundmi në lidhje me vendimin e Serbisë për të pranuar targat e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në reagimin e tyre ata shprehen se këmbëngulja për të drejtën e detyroi Serbinë që të merrte një vendim të tillë. Më tutje në reagim LVV shprehet se hapi tjetër është që të pranohen edhe dokumente të tjera zyrtare të Kosovës teksa vendimin e marrë për targat e konsideroi si një të arritur të rëndësishme të shtetit për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i LVV:
Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranoj targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet. Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës. /InLajmi/

















