• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 8 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kushtetuesja aprovon kërkesën e Avokatit të Popullit për Pagat në Sektorin Publik

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
26 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Kushtetuesja aprovon kërkesën e Avokatit të Popullit për Pagat në Sektorin Publik
0
SHPERNDARJE
174
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit bazuar në përcaktimet e nënparagrafit (1) të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Kështu, Gjykata ka rrëzuar pjesërisht këtë Ligj, duke kërkuar ndryshimin e tij.

Në kontekst të efekteve të Aktgjykimit që ndërlidhen me konstatimet e Gjykatës përkitazi me mospërputhshmërinë me Kushtetutën të dispozitave të lartcekura të Ligjit të kontestuar, duke u bazuar në parimet që burojnë nga Opinionet relevante të Komisionit të Venecias, praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës, me theks në balancimin në mes të parimit të sigurisë juridike dhe të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë, Aktgjykimi sqaron katër (4) kategoritë kryesore të efekteve të tij, si në vijim:

“Së pari, konstatimet e Aktgjykimit, nuk afektojnë në asnjë mënyrë kategorinë e funksionarëve/zyrtarëve/nëpunësve të cilëve u është ngritur niveli i pagës përmes Ligjit të kontestuar”.

“Së dyti, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe për pasojë shfuqizimi i paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, ka pasojën e ruajtjes së nivelit ekzistues të pagave në sektorin publik derisa paga e re, përkatësisht ajo e përcaktuar përmes Ligjit të kontestuar, të bëhet e barasvlershme me pagën ekzistuese. Një përcaktim i tillë buron nga paragrafi 1 i nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, sipas të cilit, nëse një zyrtar publik apo funksionar publik, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë. Rritja e vlerës së koeficientit për çdo vit fiskal në raport me zvogëlimin proporcional të shtesës tranzitore, duke e ruajtur nivelin e pagës ekzistuese për kategoritë që kanë pësuar zbritje pagash, gradualisht rezulton në “harmonizimin/nivelizimin” e plotë me nivelin e pagës së re, të cilën e saktëson Ligji i kontestuar përmes Shtojcave përkatëse. Për më tepër, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe shfuqizimi i paragrafit 3 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, në kontekst të kategorisë së shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, ngërthen detyrimin e trajtimit të kësaj kategorie sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar”.

“Së treti, shpallja në kundërshtim me Kushtetutën dhe për pasojë, shfuqizimi i paragrafit 4 të nenit 41 (Shtesat tranzitore) të Ligjit të kontestuar, ngërthen detyrimin e nivelizimit të pagave, nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të kategorisë të të punësuarve pas hyrjes në fuqi të ligjit të lartcekur, bazuar në vet nenin 4 (Parimet e sistemit të pagave) të tij, sipas të cilit, ndër tjerash, ‘secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë’.

“Së katërti, përkundër faktit që (i) paragrafi 6 i nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar e që ndërlidhet me lartësinë e shtesës për përvojë të punës; dhe (ii) paragrafi 2 i nenit 2 (Fushëveprimi) i Ligjit të kontestuar ndërlidhur me dispozitat e saktësuara në dispozitivin e Aktgjykimit, janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën, Gjykata nuk ka shfuqizuar të njëjtat, sepse (i) shfuqizimi i të parës ndërlidhur me faktin që Ligji i kontestuar gjithashtu shfuqizon Ligjin nr.03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civil, do të rezultonte në zbrazëti ligjore përkitazi me të drejtën për shtesa mbi pagën për përvojën e punës; ndërsa (ii) shfuqizimi i të dytës, do të afektonte zbatimin e Ligjit të kontestuar në tërësinë e tij. Për pasojë, bazuar në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, Gjykata ka urdhëruar Kuvendin që në periudhën prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, të ndryshojë dhe/ose plotësojë nenet e lartcekura në pajtim me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës, me sqarimin që në kontekst të (i) paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të kontestuar, të drejtat që ndërlidhen me shtesën në përvojën e punës duhet të saktësohen përmes ndryshimit/plotësimit të Ligjit të kontestuar nga Kuvendi, por me efekt nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi; ndërsa (ii) paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) të Ligjit të kontestuar, pavarësia funksionale, organizative dhe buxhetore e institucioneve të pavarura kushtetuese, interpretohet dhe zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës. Kjo e fundit, marrë parasysh përgatitjet e nevojshme për zbatimin e këtij Aktgjykimi, ka përcaktuar që Aktgjykimi hyn në fuqi më 1 shkurt 2024”, thotë Gjykata Kushtetuese.

Tags: Avokati i PopullitGjykata KushtetueseProjektligji për pagat në sektorin publik
Postimi i mëparshëm

Për shtrejtimin e energjisë elektrike, Shala : Po shpërfaqet mashtrim i madh

Postimi tjetër

LVV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë t'i pranoj targat RKS

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror, temperaturat pritet të jenë deri në 35 gradë celsius

7 June 2025
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Kosovë

Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë

6 June 2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë
Kosovë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

6 June 2025
Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Kosovë

Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Festa e Bajramit fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale

5 June 2025
Postimi tjetër
LVV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë t’i pranoj targat RKS

LVV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë t'i pranoj targat RKS

Lajmet e fundit

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu