• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

KMDLNJ reagon për faturat e larta të energjisë: Qeveria me standard të dyfishtë

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
26 December 2023
në Kosovë
0 0
0
KMDLNJ reagon për faturat e larta të energjisë: Qeveria me standard të dyfishtë
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarë të shumtë ditëve të fundit janë ankuar për “faturat e fryra” të rrymës.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar nga Prokurori e Shtetit që këtë çështje ta hetojë me urgjencë.

“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim”, thuhet në reagim.

KMDLNj më tej thekson se Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregullt me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar.

“KMDLNj ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i bëjnë publike faturat e këtij muaji duke i krahasuar me ato të muajit paraprak sikur edhe të paraqesin kundërshtim në KEDS për këto fatura që janë thjeshtë vjedhje e parasë nga buxheti, edhe ashtu shumë i rënduar i shumicës së familjeve në Kosovë.

Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishëm të kundërshtojë ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve.

Për këtë plaçkitje legale deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme ndërsa qytetarët e Kosovës është dashur të reagojnë fuqishëm përmes një aktivizmi qytetarë kundër KEDS, KES/CO dhe ZRRE –së”, thuhet më tej në reagimin e KMDLNj.

Sipas Këshillit, e keqja e gjithë kësaj është se ZRRE, si Rregullator i Energjisë Elektrike asgjë nuk ka ndërmarrë për mbrojtje të interesit të qytetarëve të Kosovës por se ka mbrojtur gjithmonë interesin e kompanive siç i quan gllabëruese si KEDS dhe KES/CO.

“Në vendet ku bëhet një politikë e përgjegjshme dhe ku deputetët vërtetë përfaqësojnë interesat e qytetarëve/votuesve të tyre, më së paku që do të ndodhte do të ishte dorëheqja apo shkarkimi i ministrisë përkatëse mbase edhe rënia e qeverisë.

Këtu, përveç revoltës së shprehur nëpër rrjetet sociale nuk ka kundërshtim të vendosur dhe të organizuar qytetarë andaj edhe po legalizohen këto vjedhje të qytetarëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë se edhe në vendet me një standard dhe ekonomi shumë më të zhvilluar si Franca, Gjermania, Italia, Hungaria etj. për shtrenjtim shumë më të vogël ka pasur protesta shumëditëshe dhe përballje të qytetarëve me policinë deri kur shteti ka pranuar fajin dhe është thyer në pozitat e mëparshme”, thuhet më tej.

Sipas KMDLNj-së, në Kosovë përveç se qeveria diskriminon qytetarët në baza etnike, disave ua paguan rrymën qe 23 vjet ndërsa të tjerët i penalizon dhe i vjedhë gjithashtu qe 23 vjet, diskriminimi bëhet edhe në pagesën e shërbimeve tjera si uji, plehrat dhe kanalizimi, tatimi në pronë etj dhe me këtë dukuri askush nuk merret seriozisht.

KMDLNJ po ashtu ka reaguar edhe lidhur me ndryshimin e rregullores për parkingun në Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës doli me një informatë se me ndryshimin e Rregullores “Prishtina Parking’”më nuk do të ketë mundësi të dënojë qytetarët sikur që qytetarët do të lirohen nga pagesa për veturën e parë. Sa i përket shqiptimit të dënimit del se “Prishtina Parking” edhe në të ardhmen do të dënojë qytetarët, tash pak më butë duke i detyruar që për parkim të gabuar apo mospagesë të paguajë 20 euro edhe në rast se jeni parkuar vetëm një apo 2 orë.

KMDLNj mendon se ‘Prishtina Parking’ duhet të vendosë kamera në të gjitha hapësirat që i menaxhon ku saktë do të dihet se sa orë ka qëndruar vetura e parkuar në mënyrë jo të rregullt. Qytetari duhet të paguaj për aq orë sa ka parkuar në mënyrë të parregullt dhe eventualisht të paguajë një dënim prej maksimumi 30 % e shumës së papaguar”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.

Qytetarë të Prishtinës kanë informuar KMDLNj se lirimi i pagesës për veturë të parë vlen vetëm për hapësirat jokomerciale sikur që janë lagjet periferike, ndërkaq për lagjet me frekuentim të madh Rruga B dhe C, Vicianum dhe të tjera parkimi i veturës nuk zbatohet sipas Rregullores së re.

Këtë fakt komuna e Prishtinës nuk ua ka bërë të ditur qytetarëve të Prishtinës prandaj po del se Rregullorja e re nuk ofron shumë privilegje për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në reagim.

Tags: KEDSKMDLNJPrishtina Parking
Postimi i mëparshëm

PDK dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Postimi tjetër

Vazhdon paraburgimi edhe për 2 muaj ndaj 3 të dyshuarve për sulmim në Banjskë

Të ngjajshme Postime

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar
Kosovë

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi
Kosovë

Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman
Kosovë

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë
Kosovë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Postimi tjetër
Vazhdon paraburgimi edhe për 2 muaj ndaj 3 të dyshuarve për sulmim në Banjskë

Vazhdon paraburgimi edhe për 2 muaj ndaj 3 të dyshuarve për sulmim në Banjskë

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu