Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me faturat e rrymës duke thënë se kanë një një prapavi funksionalizimin e Elektroseverit në Veri, nga Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se shqetësimi i qytetarëve të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i kuptueshëm në këtë krizë që e ka kapluar vendin.
Tutje ai tha se qeveria duke ju dhënë lëmoshë nga 100 euro disa kategorive, nuk mund t’i arsyetojë hajnitë në faktura të rrymës.
Deputeti shtoi duke thënë se qeverisë nuk i mjaftoi vjedhja e buxhetit të shtetit, e rezervae shtetërore, e tash po i vjedhin qytetarët në xhep, duke shtrenjtuar fakturat e rrymës për interesa të oligarkëve dhe të mafias energjetike në krye me Martin Berishën dhe hajnat e tjerë të emëruar nga Qeveria në ZRrE.
Postimi i plotë i tij:
Fakturat e fryra të energjisë elektrike kanë një prapavi funksionalizimin e Elektroseverit në Veri, nga Albin Kurti.
Shqetësimi i qytetarëve të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i kuptueshëm në këtë krizë që e ka kapluar vendin.
Qeveria duke ju dhënë lëmoshë nga 100 euro disa kategorive, nuk mund t’i arsyetojë hajnitë në faktura të rrymës.
Qeverisë nuk i mjaftoi vjedhja e buxhetit të shtetit, e rezervae shtetërore, e tash po i vjedhin qytetarët në xhep, duke shtrenjtuar fakturat e rrymës për interesa të oligarkëve dhe të mafias energjetike në krye me Martin Berishën dhe hajnat e tjerë të emëruar nga Qeveria në ZRrE.
Po ua dëshmoj këtë rritje enorme të rrymës për tre muajt e fundit që kam paguar personalisht:
Tetor – 47 euro
Nëntor -84 euro
Dhjetor – 357 euro
Kjo është Qeveria e “shpresës” që ua zë kafshatën në fyt qytetarëve edhe gjatë festave. /InLajmi/