Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave në Kosovë për protestat e dhunshme në Serbi, përcjell InLajmi.
Petkoviq, është shprehur se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit i bënë të lumtur Kurtin dhe mediat në Kosovë.
“Tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shembja e BG-së bënë më të lumtur Kurtin dhe mediat në Pr që raportojnë vazhdimisht për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj institucioneve 🇷🇸 dhe policisë. Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën Gjilasov, ndërsa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë!”, shprehet Petkoviq.
Kujtojmë se opozita në Serbi ka organizuar protesta në kundërshtim të rezultatit zgjedhor, ndërsa kërkojnë anulimin e tyre./InLajmi/