Viti akoma nuk ka mbaruar, ashtu njejtë edhe bashkëpunimet nuk kanë të ndalur, kësaj radhe nga Tayna dhe Ardian Bujupi, përcjell InLajmi.
Të 2 artistët kanë publikuar këtë të hënë projektin e ri muzikor të quajtur “O jetë” të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet Tayna në bashkëpunim me Ardianin dhe Geskon, kurse ky i fundit është kujdesur edhe për producimin, për vijën melodike është kujdesur të njëjtit me ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.
Të 2 artisët këtë vit kanë sjellur përplot këngë të tjera, si dhe bashkëpunime, gjithashtu ishin edhe shumë të angazhuar në koncerte dhe mbrëmje.
Këngën e plotë tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube. /InLajmi/