Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e Krishtlindjes në Stubëll të Vitisë, pritet ngrohtësisht nga miku i tij Franklin Rama përcjell InLajmi.
Në festën e Krishtlindje, kryetari Haradinaj, vizitoi edhe familjen atdhetare të Don Franë Kolaj në Zllakuqan të Vitisë.
Kreu i AAK-së në këtë ditë feste shprehet se si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.
Postimi i plotë i tij:
Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës.
Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë.
Si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.
Gëzuar për shumë mot! /InLajmi/