• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Krishtlindjet në botë, disa shtete në luftë e disa në paqe

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
25 December 2023
në Bota
0 0
0
Krishtlindjet në botë, disa shtete në luftë e disa në paqe
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Australia në Ukrainën e shumëvuajtur, bota po feston Krishtlindjet, një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Është dëshira e të gjithëve që armiqësitë dhe dhimbjet të marrin fund menjëherë.

Të krishterët anembanë botës po përpiqen të lënë mënjanë shqetësimet dhe frikën për një botë të pasigurt dhe të shkatërruar nga lufta ndërsa përgatiten të festojnë lindjen e Jezusit.

Përpara se të kremtonte meshën e së dielës në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, kardinali Timothy Dolan u kujtoi adhuruesve të përfshinin Lindjen e Mesme të shkatërruar nga lufta në lutjet e tyre të Krishtlindjeve.

“Ndërsa presim Krishtlindjet, zemrat tona shkojnë gjithmonë për Tokën e Shenjtë,” tha ai, duke iu referuar pjesëve të Izraelit dhe territoreve palestineze.

“Toka e Shenjtë është e mbuluar nga retë. Toka e Shenjtë po vuan, Toka e Shenjtë është e mbushur me dhunë, urrejtje dhe ndëshkim. Dhe kjo po shkatërron gëzimin e Krishtlindjeve”.

Besimtarët në Siri u mblodhën në një vend që ende po vuan pasojat e një lufte të gjatë civile dhe bllokadës ekonomike mbytëse.

Pavarësisht dritave festive dhe dekorimeve të Krishtlindjeve që zbukurojnë shtëpitë dhe vitrinat e dyqaneve në kryeqytetin Damask, ngjarjet në Gaza dhe luftimet e vazhdueshme në disa pjesë të vendit kanë bërë që atmosfera festive të mos jetë e njëjtë.

Në Yabrud, një qytet në veri të Damaskut, adhuruesit u mblodhën në Katedralen e Shën Konstandinit dhe Helenës për të shijuar këngët e Krishtlindjeve të kënduara nga një kor nga kryeqyteti, raporton abcnews.al.

“Të gjithë duhet të përpiqen, me atë që Zoti u ka dhënë, të shpërndajmë gëzim për t’i dhënë fund këtij trishtimi,” tha anëtari i korit Fadi Homsi.

Në Australi, vizitorët dhe vendasit u dyndën në plazhin ikonik Bondi të Sidneit për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë në ditën e Krishtlindjes.

Evropa e begatë, kryesisht laike po feston në katedralet historike, në një klimë optimizmi, por edhe trishtimi për luftën në Gaza dhe dhunën e vazhdueshme në Ukrainën fqinje.

Vizitat në Këln u ndalën në katedralen historike të Gjermanisë dhe adhuruesit në prag të Krishtlindjeve u përballën me kontrolle sigurie ndërsa policia ka rritur kontrollin mes frikës për një sulm të mundshëm.

Megjithatë, zyrtarët u kërkuan njerëzve që të festojnë.

Në Austri, policia tha gjithashtu se kishte rritur sigurinë rreth kishave të Vjenës dhe tregjeve të Krishtlindjeve, me sa duket në përgjigje të të njëjtit informacion për një kërcënim të mundshëm.

Katedralja e lartë e Këlnit janë një destinacion kryesor turistik që vizitohet nga rreth 6 milionë njerëz në vit. Aty ndodhet Faltorja e 3 Mbretërve, një arkivol i zbukuruar me ar dhe argjend, që thuhet se përmban eshtrat e njerëzve të mençur të përshkruar në Dhiatën e Re si homazh për Jezusin

Komisionerja për Çështjet e Brendshme të Bashkimit Europian, Ylva Johansson, paralajmëroi më 5 dhjetor se Europa po përballet me një “rrezik të madh sulmesh terroriste” gjatë festave të Krishtlindjeve për shkak të pasojave nga lufta midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Ukraina po feston zyrtarisht Krishtlindjet si festë publike më 25 dhjetor për herë të parë pas ndryshimit të datës në përputhje me vendet e Europës Perëndimore. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi legjislacionin në korrik duke e zhvendosur festën në 25 dhjetor nga 7 janari, kur festohet nga Kisha Ortodokse Ruse dhe gjithashtu nga një nga dy kishat ortodokse rivale të Ukrainës.

Disa kisha ortodokse lindore vazhdojnë të përdorin kalendarin e lashtë Julian, sipas të cilit Krishtlindjet festohen 13 ditë më vonë. Në provincën lindore të Pakistanit, Punjab, të krishterët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga një turmë myslimane në gusht, festuan mes frikës në qytetin Jaranwala, raporton abcnews.al.

Të krishterët u larguan nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar sulmuesve. Ratan Bhatti, një banor i qytetit, tha se Krishtlindjet nuk do të festohen më si dikur.

Ishte një nga sulmet më shkatërruese ndaj të krishterëve në historinë e Pakistanit, ngjarje e cila u dënua ndërkombëtarisht.

Pakica, e cila është ndër më të varfrit e Pakistanit, po përballet me një atmosferë gjithnjë e më intolerante në kombin me shumicë myslimane, ku grupet radikale fetare dhe sektare janë bërë më të spikatura.

Në një fjalim në prag të Krishtlindjeve në vitin 1941, mbajtur 17 ditë pasi japonezët vranë më shumë se 2.300 amerikanë në një sulm të befasishëm në Pearl Harbor, Presidenti Franklin Roosevelt foli për festën e Krishtlindjeve në kohë lufte.

“Ka shumë burra dhe gra në Amerikë, burra dhe gra të ndershme dhe besnike që po pyesin veten këtë Krishtlindje: Si mund të ndriçojmë pemët tona? Si mund t’i japim dhuratat tona?’’ tha dikur presidenti i atëhershëm amerikan, kur bota është në mjerim, për tu gëzuar për lindjen e Krishtit?

Deklarata e Roosevelt po bën jehohë 82 vjet më vonë në një botë që po “vlon” nga konflikit”. Dhimbja shënon Krishtlindjet e këtij viti. Tavolinat anembanë botës janë më të zbrazëta pasi njerëzit e dashur kanë humbur jetën në luftë.

Betlehemi ka anuluar festën e Krishtlindjeve këtë vit pasi “vendlindja” e Krishtlindjeve është zhytur në konflikt. Jezusi nuk erdhi në peizazhet e ëndrrave me dëborë të filmave tanë të preferuar, por në një botë kaq të shkatërruar si kjo sot, shkruan abc news.

Kjo është historia magjike që u ka dhënë shpresë të krishterëve për 2000 vjet

Tags: Franklin RooseveltKrishtlindjaTimothy Dolan
Postimi i mëparshëm

Ja kush u përmend në listën e ngushtë për çmimin Oscar 2024

Postimi tjetër

Deputeti i VV: Investitorët e huaj nuk duhet të frikësohen nga “paralajmërimet” për sulme

Të ngjajshme Postime

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati
Bota

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
Bota

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve
Bota

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bota

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë
Bota

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

17 December 2025
Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk
Bota

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk

16 December 2025
Postimi tjetër
Deputeti i VV: Investitorët e huaj nuk duhet të frikësohen nga “paralajmërimet” për sulme

Deputeti i VV: Investitorët e huaj nuk duhet të frikësohen nga “paralajmërimet” për sulme

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu