Ish-shoku i presidentit Hashim Thaçi, Nuri Bexheti në një intervistë për lajmi.net ka folur për njohjen me ish-presidentin.
Ai ka thënë se pavarësisht gabimeve që mund t’i ketë pasur gjatë periudhës sa ishte akteri kryesor në politikë, në udhëheqjen e tij Kosova ka shënuar progress të jashtëzakonshëm.
“Në periudhën e tij dhe të shokëve të tij, Kosova ka pasur progres të jashtëzakonshëm, ka pasur edhe gabime e përsëris, por propaganda e madhe që është bërë është edhe një mit i ngritur, kjo Kosovë që e shijojmë të gjithë, ato zyra, ato kolltuqe shumica janë bërë në kohën e tyre”, ka thënë ai.
Bexheti ka folur edhe për nofkën që e kishte ish-presidenti Thaçi në luftë, “Gjarpri”, ishte në aspektin pozitiv.
“Ne vijmë nga fusha e historisë, në mitologjinë antike ilire, gjarpri, bolla e shtëpisë është ogur i mirë, kujdeset për shtëpinë, është simbol i mirësisë, jo në kuptimin negative të fjalës”, tha Bexheti.