Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i uron të gjithë besimtarëve të krishterë Festën e Krishtlindjes duke theksuar se kjo festë lartësonë thirrjen për solidaritet, sakrificë, bashkim pa dallim, paqe e dashuri mes njerëzve, përcjell InLajmi.
Sveçla me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, festuan Krishtlindjen bashkë me Ipeshkvin Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Ministri i Punëve të Brendshme i uron të gjithëve begati, mbarësi e shëndet.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë besimtarëve të krishterë kudo që ndodhen ju uroj Festën e Krishtlindjes.
Krishtlindjet lartësojnë thirrjen për solidaritet, sakrificë, bashkim pa dallim, paqe e dashuri mes njerëzve. Përpjekjet për drejtësi, barazi e mirëqenie për secilin nuk duhet të ndalim asnjëherë.
Me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, sonte festuam Krishtlindjen bashkë me Ipeshkvin Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza. Nga këtu, urojmë për të gjithë besimtarët begati, mbarësi e shëndet.
Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen! /InLajmi/