Roma ka arritur ta mposht Napolin në një ndeshje interesante.
Skuadra e Jose Mourihnos ka fituar me rezultat 2:0, në një ndeshje ku u dhanë edhe 2 kartonë të kuq, shkruan lajmi.net.
Napoli nga minuta e 66-të mbeti me një lojtar më pakë, pasi Matteo Politano u ndëshkua me të kuq.
Këtë e shfrytëzoi Roma, duke e marrë epërsinë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lorenzo Pellegrini, në minutën e 76-të.
Karton të kuq morri edhe Victor Osimhen, duke e lënë Napolin me vetëm 9-ë lojtarë në fushë.
Romelu Lukaku e shfrytëzoi këtë dhe e dyfishoi epërsinë, duke ia dhuruar fitren vendasve.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti Amir Rrahmani, shkruan Lajmi.net
Pas kësaj fitore, Roma shkon në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në pozitën e gjashtë në tabelë, e ndjekur pas nga Napoli që gjendet një pozitë më poshtë me një pikë më pak.