Është dhjetor, është ftohtë, temperaturat shënojnë nën zero gradë por asgjë nuk i ndal vendasit e të huajt, që të kalojnë disa orë mbi kullën Eiffel në Paris, që edhe në këtë periudhë, është nga më të preferuarat, shkruan A2CNN.
Një treg krishtlindjesh është hapur edhe mbi kullë, për të ofruar disa orë festive qëndrimi, me një çokollatë të ngrohtë e babagjyshit që pret qindra fëmijë çdo ditë.