Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari uron besimtarët katolikë për Krishtlindje, duke thënë se kjo festë bashkon vlerat e unitetit, paqes dhe vullnetit të mirë, përcjell InLajmi.
Jashari shpreson që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Tutje ai shton se në këto kohë festash duhet të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. /InLajmi/
Postimi i plotë:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari uron besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjeve
Duke marrë shkas nga fryma festive që sjell festa e Krishtlindjeve le të ju drejtohemi vlerave që na lidhin së bashku: uniteti, paqja dhe vullneti i mirë.
Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë.
Le të punojmë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së.
Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës! /InLajmi/