Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është duke qëndruar në Kosovë me një vizitë zyrtare dhe me këtë rast ka vizituar edhe zyrat e KFOR në kampin Film City në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e KFOR Ozkan Ultus ku ky i fundit ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR.
Postimi i plotë nga KFOR:
Presidenti i Bullgarisë Rumen Georgiev Radev vizitoi komandantin e KFOR në kampin Film City në Prishtinë. Gjatë takimit, komandanti i KFOR shprehu vlerësimin për kontributin e palëkundur të Bullgarisë në misionin e KFOR. /InLajmi/