Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media ka thënë se krimineli Raidoçic po vazhdon përgatitjet për sulme tjera ndaj vendit tonë.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Millan Radoiçiq u liruar nga Gjykata Serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë, bashkë me disa pjesëtarë të Organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, tha Kurti, raporton RTKlive.
Ai tha se terroristi Millan Radoiçiq është duke mbajtur takime sekrete me zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret Serbe (BIA), në Rashkë.