Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se 4 të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë duke qëndruar në 4 institucione të ndryshme korrektuese.
Ai ka thënë se personat të cilët akuzohen për të njëjtin vepër nuk kanë mundësi kontakti me njëri-tjetrin.
“4 të dyshuarit po qëndrojnë në institucione të ndryshme korrektuese. Në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Burgun e Prishtinës, në Qendrat e Paraburgimit në Gjilan dhe në Qendrën e Paraburgimit në Pejë”, ka thënë Dibrani për Reporteri.net.
“Secilin person që vije në grup dhe është i së njëjtës vepër shpërndahen në institucione të ndryshme, apo në të njëjtën institucion, por që nuk kanë mundësi të kontaktojnë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Dibrani.
Vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës dyshohet se e ka organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli.