Pas takimit me presidenten Osmani, presidenti bullgar Rumen Radev gjatë deklaratës së përbashkët për media u shpreh se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në proceset integruese, raporton InLajmi.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Radev u shpreh se kanë diskutuar rreth thellimit të marrëdhënieve ndërmjet 2 vendeve nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve të mallrave teksa u shpreh se bashkëpunimi është mënyra kyçe për 2 vende të kenë marrëdhënie të mira.
“Ne shqyrtuam mundësinë e marrëdhënieve tona me gjithë tendence për shkëmbimin e mallrave mes vendeve tona dhe mendoj se ka më shumë hapësirë edhe më shumë. Ne ndajmë bindjen se bashkëpunimi është kyç për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve tona”, u shpreh ai.
Më tutje ai shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën edhe me anëtarësimin në KE dhe se sukseset e Kosovës nuk mund të lihen në plan të 2.
““Bullgaria do të vazhdojë ta jap ndihmën për anëtarësim në KE dhe dua të them se japim përkrahjen për anëtarësim të rajonit në BE. Bullgaria do të ngul këmbë që sukseset tuaja të merren parasysh dhe nuk mundemi që ta lëmë Kosovën në plan të 2-të nëse duam ta integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha presidenti.
Ndërkohë Radev shprehu edhe keqardhjen për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë teksa theksoi rëndësinë e dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve. /InLajmi/