Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka arritur sot në Kosovë në vizitë 2 ditore, ndërsa është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia e tij Vjosa Osmani, raporton InLajmi.
Pas pritjes, të 2 homologët do të mbajnë takim kokë më kokë, ndërsa pas takimit ata edhe do të deklarohen për media.
Ndryshe, presidenti i Bullgarisë do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /InLajmi/