Veprimi i futbollistët të Cadizit, Ruben Alcaraz në ndeshjen kundër Real Sociedadit në La Liga, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Ai po kritikohet shumë për sjelljen e tij me kundërshtarin, futbollistin Kubo gjatë një dueli në fushë, në kuadër të javës së 18-të kampionale.
Konkretisht, gjatë minutës së 85-të, Alcaraz e kap për fanelle Kubon dhe e gjuan në tokë.
Për shkak të kësaj sjellje, gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkon Alcarazin vetëm me karton të verdhë , shkruan lajmi.net.
Ndeshja ndërmjet Real Sociedadit dhe Cadizit u mbyll pa gola.