Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, u shpreh i lumtur për vizitën e Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kurti tha se së bashku me Radev biseduan për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë, ku mund dhe duhet të bëjmë më shumë, e po ashtu dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes trajnimeve të përbashkëta.
Gjithashtu ata diskutuan edhe për fusha e TIK-ut ku kemi potencial të madh, të rinj të talentuar dhe të shkathët e ku edhe jemi eksportues të shërbimeve të rëndësishme, por edhe sektorët e energjisë, edukimit dhe turizmit.
Kryeministri i vendit tha se presidentin bullgar e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare, integrimin në BE, Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Procesin e Berlinit.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi të mirëpres Presidentin e shtetit tonë mik, Bullgarisë, Rumen Radev, në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Vendet tona kanë një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian, ku vendi ynë ka aplikuar dhe aspiron të jetë anëtar.
Folëm së bashku për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë, ku mund dhe duhet të bëjmë më shumë, e po ashtu dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes trajnimeve të përbashkëta.
Gjithashtu dhe fusha e TIK-ut ku kemi potencial të madh, të rinj të talentuar dhe të shkathët e ku edhe jemi eksportues të shërbimeve të rëndësishme, por edhe sektorët e energjisë, edukimit dhe turizmit.
Presidentin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare, integrimin në BE, Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Procesin e Berlinit.
Ky takim, ishte një mundësi e mirë për të thelluar raportet tona, në këtë vizitë të rëndësishme, ku patëm biseda të frytshme dhe riafirmuam gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit. /InLajmi/