Gjatë prezantimit të raportit vjetor 2023 të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se mungesa e përgjigjes për fshatin dhe vendndodhjen e më shumë se 1.600 personave të zhdukur e cila rëndon jetën e familjeve dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Kurti tha se jo vetëm personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës por edhe familjet e tyre janë viktimat e këtij krimi të vazhdueshëm.
“Edhe 24 vjet pas lufte, jetojnë në ankthin e pritjes. Shumë varre të hapura e të zbraztë anë kënd Kosovës që nuk i kemi më të dashurit tanë, janë dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Krim ky i cili e tejkalon dimensionin e brengës së familjeve të tyre duke qenë breng e Kosovës sepse çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës nuk është çështje statistike por problem kombëtar, shtetëror e humanitar. Më shumë se 905 shqiptarë janë zhvarrosur nga varrezat masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës dhe Petrovoselles”, tha ai.
Kryeministri tha se më 22 prill të këtij viti në Batajnicë u shënua Dita e Forcave të Armatosura, ku u organizuan stërvitje ushtarake.
Tutje ai tha se Serbia duhet të pranojë krimet e saj në Kosovë, krimet e kryera si pjesë e projektit gjenocidiale për zhvarrosje të shqiptarëve e të quajtur “Patkoi”.
“Nën poligonin e qitjes së policisë në Batajnicë në një varr masiv janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve të Kosovës. Trupat që u varrosën në Kosovë, më pas u zhvarrosën dhe u transferuan në Serbi për rivarrim në përpjekje për t’i fshehur dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës. Midis atyre trupave ishin 46 anëtar të familjes Berisha, 14 prej tyre nën moshën 15 vjeçare. Mes tyre 2 foshnje dhe një grua shtatzënë. Aty nuk është e vendosur ndonjë pllakë përkujtimore, thuajse asgjë nuk ka ndodhur aty”, u shpreh Kurti.
Kreu i shtetit vlerësoi se asnjë angazhim nuk është i mjaftueshëm përderisa ne ende vazhdojmë të kërkojmë për më të dashurit tanë tash e 24 vite.
“Duke qenë që ky proces është i përbashkët i joni me një shtrirje të gjerë dhe interes kombëtar dhe humanitar. Në rrafshin vendor kemi gërmuar në 15 lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës. Kanë rezultuar me zhvarrosjen e 20 trupave dhe disa pjesë tjera kockore”, tha Hoti. /InLajmi/