Ministrja e Drejtësisë Albulena Hayhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke thënë se Kushtetuesja i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha sse edhe pse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.
Ministrja tha se ka shumë punë përpara dhe se janë të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojnë secilën pengesë që do t’i dalë.
Tutje ajo u shpreh se në përputhje me zotimet e tyre, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjnë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti, drejtësinë.
Postimi i plotë i saj:
Sot, pranuam Njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi.
Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.
Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.
Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.
Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi. /InLajmi/