• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

“Bota po ndryshon”, Çekia në zi, nga sulmi me armë 14 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
22 December 2023
në Bota
0 0
0
“Bota po ndryshon”, Çekia në zi, nga sulmi me armë 14 të vrarë e dhjetëra të plagosur
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë.

Me 14 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, Praga e Çekisë u bë kryelajm.

“Kemi menduar gjithmonë se kjo është një gjë që nuk na shqetëson neve”, tha kryetari i kryeqytetit me 1.3 milion banorë, Bohuslav Svoboda.

“Tani duket se, për fat të keq, edhe bota jonë po ndryshon”, tha ai.

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Karlit, ku sulmuesi qëlloi me breshëri plumbash, gjendet në zemër të Pragës historike vetëm pak minuta në këmbë nga sheshi i Qytetit të Vjetër në njërën anë dhe nga Ura ikonë e Karlit në anën tjetër.

Zona është një atraksion i madh turistik, me mijëra vizitorë që në këtë kohë shijojnë tregjet e njohura të Krishtlindjeve.

Të dyshuarin për vrasje në hapësirat e universitetit, policia çeke e identifikoi si 24 vjeç, vetë student në Fakultetin e Arteve, dhe tha se ai u “eliminua”.

Sipas shefit të policisë, Martin Vondrashek, sulmuesi kishte leje armësh dhe posedonte disa të tilla.

Rregullorja e armëve në Çeki

Çekia, vend me 10.5 milionë banorë, ka ligje relativisht liberale për armët, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Për të siguruar armë në mënyrë të ligjshme, personi ka nevojë për licencë zyrtare, e cila duhet të përcillet me një ekzaminim mjekësor, provim të aftësisë për armë dhe të kaluar të pastër penale.

Sipas statistikave zyrtare të policisë, më shumë se 300.000 njerëz kanë leje të ligjshme për të mbajtur armë.

Motivi për të shtënat vdekjeprurëse në Fakultetin e Arteve nuk është ende i qartë. Policia tha se ka informacione të pakonfirmuara se i dyshuari – i identifikuar nga mediat si David K. është frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, por nuk dha detaje të tjera.

Ajo që dihet është se sulmi ishte më fatali në historinë moderne të Çekisë.

Në dhjetor të vitit 2019, një sulm me armë në një spital të qytetit të Ostravës la të vrarë 6 veta, përpara se sulmuesi ta kthente armën kundër vetes. Ndërsa, në shkurt të 2015-ës, një person hapi zjarr në një restorant në qytetin Uherski Brod, ku u vranë 8 veta.

Të shtënat në një kampus universiteti në Çeki ishin të padëgjuara deri më tash.

Pamje njerëzish që hidheshin nga një parvaz i jashtëm i ndërtesës disa kate lart, për të shpëtuar nga sulmi, do të mbeten gjatë në kujtesën çeke.

Të tjerë që kacavareshin në dritare, po ashtu.

“Një tragjedi, të cilën e zmadhon edhe fakti që ndodhi në një shkollë kushtuar filozofisë dhe diskutimit paqësor”, tha në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë Tomas Klvana, themelues i Institutit Aspen në Pragë.

Autoritetet shpallën të shtunën e 23 dhjetorit ditë zie në Çeki. Me flamujt që do të ulen në gjysmështizë dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin, do të nderohen dhe do të kujtohen të 14 të vrarët.

Sipas Indeksit Global të Paqes, që Instituti për Ekonomi dhe Paqe nxjerr çdo vit, Çekia është ndër vendet më të sigurta në botë.

Në listën prej 163 vendesh të publikuar këtë vit, ajo është e 12-ta në botë dhe e 8-ta në Evropë.

Pikat më të forta të vendit janë komunitetet e sigurta, shkalla e ulët e krimit dhe ndikimi i ulët i terrorizmit.

Ca pyetje për sulmin e 21 dhjetorit në Pragë, megjithatë, do të duhet të marrin përgjigje, shkruan disa media çeke.

Zyrtarët policorë dhe të pranishmit tjerë në vendin e ngjarjes vepruan me profesionalizëm, shkroi Seznam, porse ndërhyrja e tillë ngre edhe pyetjet e natyrshme: a ka mundur të bëhet më mirë, më shpejt dhe më me efikasitet? Po ashtu, si ka mundur të futet në ndërtesën e universitetit “arsenali i madh i armëve” që përmendi shefi i policisë, shkroi gazeta online çeke.

Por, menjëherë pas sulmit, ngushëllimet dhe thirrjet për solidaritet që bënë si qytetarët e rëndomtë në rrjetet sociale, ashtu edhe udhëheqësit politikë, qoftë në pushtet, apo opozitë, janë vlerat që kanë më së shumti kuptim tash për tash.

Tags: ÇekiaPragë
Postimi i mëparshëm

Mos të ju mungojë në tryezën festive, Nusëza e traditës me djathë

Postimi tjetër

Ramadani: Prezenca e NATO-s pamundëson agresion ushtarak të Serbisë në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Ramadani: Prezenca e NATO-s pamundëson agresion ushtarak të Serbisë në Kosovë

Ramadani: Prezenca e NATO-s pamundëson agresion ushtarak të Serbisë në Kosovë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu