Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj propozimit të fundit të kryeministrit Kurti që Kosova të shkruajë vet draft statutin e asocacionit duke e konsideruar si një veprim të vonuar, përcjell InLajmi.
Në reagimin e tij, Abdixhiku thotë se që prej 2 vitesh LDK e kërkon diçka të tilë, por Kurti ka refuzuar një gjë të tillë derisa draft statuti i ardhur nga ndërmjetësuesit ishte më i rëndë.
Sipas kryetarit të LDK, kjol vonesë është e dëmshme dhe e kushtueshme për Kosovën. Më tutje ai shton se paqëndrueshmëria e Kurtit është thelbi i pasigurisë teksa konsideron se paditurinë e Kurtit është çmimi që po paguan Kosova.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës,

Ka plot 2 vite që ne, LDK, dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, që i kërkojmë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës. Si obligim ndërkombëtar i Kosovës.
Ka 2 vite që “kryeministri i shtetit të përkohshëm”, i ulur në tavolinë dialoguese me tre mosnjohjes të tjerë shteti, që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.
Në seancën e 3 nëntorit, e kuptuam arsyen. Na tha, “nuk kam dashur të shkruaj një dokument të tillë, meqë kam qenë i bindur se ndërmjetësuesi më pas do të sillte një mes të dokumentit të Kosovës dhe atij të Serbisë”.
Por dokumenti i ndërmjetësuesit erdhi.
Jo si mes, por dhe më rëndë, erdhi si autonomi!
Dy muaj më pas, tek pasi ka pranuar autonominë e serbëve në Kosovë, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, del me propozim që tani Kosova ta shkruaj statutin e Asociacionit vet. Se qenka çështje e brendshme e jona. E paska kuptuar nga ndërmjetësuesi. 2 vjet pas.
Vonë. Shumë vonë. E dëmshme kjo vonesë. E kushtueshme kjo vonesë. I thonë sot autonomi! Autonomi e pranuar nga “kryeministri i shtetit të përkohshëm” dhe Presidenti i Serbisë.
Dhe jo vetëm kaq.
Ka plot 2 muaj që si narracion kryesor të tij, na thotë se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Draft Statutin e Asociacionin me Presidentin e Serbisë. Madje që atë ditë. Merreni me mend, një dokument të brendshëm të Kosovës, ta nënshkruaj jo një President Kosove por një President, hiç më pak se ai i Serbisë. Ka plot 2 muaj që ngrisim në pah këtë çmenduri; dhe tek sot, 2 muaj më pas, s’kërkon këtë nënshkrim. Nënshkrimi i draft statutit me Serbinë s’është më kërkesë.
Çfarë ndodhi “kryeministër i përkohshëm”?
E kuptove – më në fund – këtë çmenduri?
A e kuptoni se sa pak di? A e kuptoni se sa e dëmshme është kjo vonesë e tij. Paqëndrueshmëria e tij është thelbi i pasigurisë! Padituria e tij është çmimi që paguajmë sot dhe nesër të gjithë. /InLajmi/