Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut tha se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin raporton InLajmi.
Sveçla gjatë fjalimit të tij shtoi se të mërkurën është rrezikuar jeta e një polici nga një sulm, sipas tij, së fundi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veri.
“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai.
Tutje ai shton se sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun
“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun”, tha ai.
Gjendja e sigurisë në veri muajt e fundit ka qenë e brisht kjo për shkak të sulmit të Rajdoçiqit në Banjëskës të Zveqanit./InLajmi/