• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Problemet “e vjetëruara” në shëndetësi, klinikat me aparatura jo funksionale

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
22 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Problemet “e vjetëruara” në shëndetësi, klinikat me aparatura jo funksionale
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në disa klinika, pacientët duhet të enden për shkak të prishjes së aparaturave; në disa të tjera, aparaturat janë moderne dhe funksionale, por nuk ka kush të operojë me to.

Kjo situatë vihet re në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë çdo ditë e mbingarkuar me pacientë që presin të marrin shërbime.

Avdyl Berisha ishte udhëzuar nga ambulanca e fshatit të tij, Sllatinë komuna e Fushë Kosovës të bënte një rëntgen në QKUK, pasi kishte dyshime për ndrydhje të kockave.

Fillimisht u drejtua në ambulancën specialistike të Ortopedisë, ku iu tha se rëntgeni nuk punon. U end pastaj edhe nëpër disa ambulanca të tjera, derisa përfundoi në Klinikën Emergjente.

“E kam bërë në Emergjencë, por nuk po duket mirë. 3 herë kam ardhur këtu jo hyr në bodrum, jo dil atje”, tha Berisha shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë.

QKUK-ja ka 22 ambulanca specialistike me vetëm një rëntgen.

Kjo pajisje që u shërben mjekëve për të parë dhe vlerësuar kockat e thyera, por edhe për të diagnostikuar probleme të tjera në trupin e njeriut nuk punon aty për më shumë se 2 muaj.

Se kur do të kthehet në funksion, nuk është e qartë.

“Pas verifikimit të prishjeve, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) i ka marrë të gjitha masat dhe ka hapur procedurat e tenderimit që aparaturat të rregullohen”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, pa dhënë ndonjë informacion më konkret.

Klinika që udhëheq ajo, është përgjegjëse për aparaturat që funksionojnë me rreze brenda QKUK-së.

E, rëntgeni i ambulancave specialistike nuk është i vetmi që nuk punon. Në Klinikën e Neurologjisë, për më shumë se 3 muaj, nuk është duke punuar as CT-ja, apo aparatura për skanim të trupit.

CT-ja shërben për të identifikuar sëmundje të ndryshme brenda trupit të njeriut, përfshirë edhe tumoret.

Drejtori i Neurologjisë, Edmond Komoni, thotë se mosfunksionimi i saj po u shkakton vështirësi si pacientëve, ashtu edhe punonjësve.

“Meqenëse rastet janë të rënda te Klinika e Neurologjisë, pacientët lëvizin me vështirësi… Ne mundohemi t’i kompensojmë, shfrytëzojmë tompografitë e kompjuterizuara, të cilat gjenden tek Emergjenca ose tek objekti i Onkologjisë, por për shkak se pacientët duhet të barten kjo na merr shumë kohë dhe na e vështirëson punën”, thotë Komoni.

As për këtë aparaturë, askush prej mjekëve apo stafit tjetër nuk ofron informacion të saktë se kur do të kthehet në funksion, derisa disa metra më larg, në Klinikën e Pediatrisë, qëndron aparatura MRI, e cila është funksionale vetëm deri në orën 13:00 – pas kësaj kohe nuk ka mjekë për të operuar me të.

Aparatura për imazhe me rezonancë magnetike, e njohur si MRI, është më e kushtueshme se CT-ja dhe përdoret për zbulimin e sëmundjeve, diagnostikimin dhe monitorimin e trajtimit.

Me të operojnë radiologët, 28 sish në QKUK, por tash për tash nuk ka orar për ndërrimin e 2.

Udhëheqës të QKUK-së konfirmojnë për REL-in se kanë kërkuar nga Klinika e Radiologjisë që ta shqyrtojë zgjatjen e orarit të punës me MRI, por se vendimi është ende në shqyrtim e sipër.

Për arsye të tjera, në Klinikën e Urologjisë nuk shfrytëzohet gati fare laparaskopi, i cili ndihmon në diagnostikimin e një game të gjerë sëmundjesh, sidomos në abdomen, por edhe për të kryer procedura kirurgjikale.

“Janë kryer disa raste – cista të veshkës, ndërsa operime të tjera nuk janë bërë me laparaskop… Për të vazhduar me operacione të tjera laparoskopike, duhen trajnime në vazhdimësi. Shpresoj që, vitin që vjen, në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, t’i dërgojmë kolegët për trajnime laparoskopie [jashtë shtetit]”, thotë drejtori i Urologjisë, Petrit Nuraj.

Në Kirurgjinë Plastike të QKUK-së, ndërkaq, minimalisht përdoret mikroskopi për implantimin e gishtërinjve.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Zatriqi, thotë se nuk ka staf të mjaftueshëm që është i specializuar për përdorimin e kësaj pajisjeje.

“Është edhe një problem tjetër, se mikroskopi ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa rastet urgjente kryhen në Emergjencë dhe mikroskopi nuk është aparat që mund të lëvizë… Kjo është një prej arsyeve pse nuk shfrytëzohet në rastet emergjente”, thotë ajo.

Të gjitha këto aparatura që nuk shfrytëzohen me kapacitete të plota janë të vjetra vetëm 1-2 vjet dhe me kosto prej qindra mijëra eurosh.

Në SHSKUK – institucionin që ka në përgjegjësi QKUK-në dhe të gjitha spitalet rajonale të Kosovës – thonë për Radion Evropa e Lirë se janë duke i shqyrtuar mundësitë për trajnime shtesë të stafit, por se, fillimisht, janë duke marrë informacione nga të gjitha klinikat, për të kuptuar se cilat aparatura nuk shfrytëzohen dhe pse.

REL-i, edhe në mars të këtij viti, ka raportuar për së paku 2 aparatura në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së, të cilat me vite nuk janë përdorur – qoftë për mungesë të materialit, apo të stafit.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kanë thënë më herët se bashkëpunojnë me SHSKUK-në për blerjen e aparaturave, të cilat “profesionistët shëndetësorë i konsiderojnë të nevojshme”.

Por, një problematikë që e përcjell prej vitesh sistemin shëndetësor të Kosovës është edhe mungesa gjithnjë e më e madhe e stafit adekuat, apo largimit të tij.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, deri më tash këtë vit, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se tashmë janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.

Sipas kësaj ode, të larguarit – që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian – ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.

Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.

Mungesa e mjekëve në klinika të caktuara shkakton edhe lista të gjata pacientësh që vihen në pritje. Por, pritjet e gjata në QKUK janë shpesh edhe pasojë e dyndjes së pacientëve nga spitalet rajonale.

Tags: QKUKRadiologjiShëndetësia e Kosovës
Postimi i mëparshëm

FIFA publikon renditjen për Kombëtare të vitit 2023, Kosova në vendin e 101-të

Postimi tjetër

Meta: Çështja e Berishës duhej të ishte zgjidhur pa diktatin e Ramës

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Kosovë

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

25 July 2025
Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë
Kosovë

Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë

25 July 2025
Postimi tjetër
Meta: Çështja e Berishës duhej të ishte zgjidhur pa diktatin e Ramës

Meta: Çështja e Berishës duhej të ishte zgjidhur pa diktatin e Ramës

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu