Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, gjatë fjalës së saj, u ndal edhe tek situata e sigurisë në vend, ndërsa theksoi se këtë vit fokusi e në veçanti në pjesën e 2 të vitit ishte ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë, raporton InLajmi.
Tutje, ka theksuar e para e shtetit se viti që po vjen kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete për përmbushjen e objektivave me sukses në fusha të ndryshme.
Ajo tha se arritjen e synimeve ia kemi borxh qytetarëve.
Presidentja, ndërkaq ka përmendur kështu disa angazhime dhe suksese të vendit, sikur aplikimin në Këshill të Evropës dhe kalimin në fazën e pare.
Ajo gjithashtu përmendi edhe aplikimin e Kosovës për statusin kandidat të anëtarësimit në BE. /InLajmi/