Dragisha Miloviq nënkryetar i Listës Serbe dhe ish-kryetar i Komunës së Zveçanit, tha për RTS se çdo gjë është e mundur në Kosovë, përfshirë edhe faktin që policët e Kosovës, të armatosur deri në dhëmbë, bastisin kompleksin “Rajska Banja”, Shën Nikolla, nxirren punëtorët në rrugë dhe kompleksi i dorëzohet, agjencisë së privatizimit transmeton InLajmi.
Ai theksoi se pret që bashkësia ndërkombëtare, pavarësisht nga lëvizjet e Prishtinës, të ngrejë zërin dhe të ndalojë uzurpimin e pronës, thotë Milloviq.
“Dikush po përpiqet të uzurpojë kompleksin e banjës, 60 punëtorë kanë mbetur në rrugë, 60 familje kanë jetuar nga “Rajska Banja” dhe 1000 pacientë kanë përdorur banjën”, thotë Miloviq.
Sipas tij, kjo lëvizje u mohon njerëzve të drejtën për punë dhe trajtim.
“Ky është një akt frikësimi. Lëvizje të tilla nuk çojnë në qetësimin e situatës. Kjo paligjshmëri dhe përdorimi i forcës është i shfrenuar. Banja ndodhet në zonën e mbrojtjes së pasurisë kulturore. Kemi edhe mosrespektim të pronës të drejtat në ndërtimin e rrugës, pa marrë parasysh se nuk kanë leje, për ta ndërtuar atë rrugë, kjo tregon se në Kosovë nuk respektohen as prona dhe as të drejtat e njeriut”, thotë Milloviq.
Ai vlerësoi se ajo që po ndodh në Kosovë është për ti frikësuar e detyruar serbët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe gjithçka po ndodh para bashkësisë ndërkombëtare.
“Ne nuk kemi liri të lëvizjes, Jarinja dhe Bërnjaku janë të bllokuar. Punëtorët tanë nëpër komuna ka 6 muaj që janë në rrugë. Kjo është një situatë në të cilën ndodhet populli serb dhe bashkësia ndërkombëtare nuk reagon për këtë. Të gjitha këto ua kemi paraqitur përfaqësuesve të QUINT-it”, thotë Miloviq.
Serbët nga Kosova nuk mund të votonin në territorin e Krahinës, por duhej të ushtronin të drejtën e tyre të votës në komunat e Serbisë qendrore.

Duke komentuar këtë proces, Milloviq tha se pavarësisht vështirësive që kanë pasur qytetarët kanë pritur 4 orë e gjysmë në vendkalime, është bërë gjithçka që sa më pak njerëz të ushtrojnë të drejtën e votës, por që, siç thekson ai qytetarët ishin këmbëngulës dhe dolën për të votuar.
“Unë pres që një Serbi e fortë ekonomikisht do të jetë garantuesi i vetëm për mbijetesën e serbëve. Pjesëmarrja jonë në zgjedhje do të thotë se ne duam të kemi një lidhje të pathyeshme me shtetin e Serbisë. Unë pres, pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës, që komuniteti ndërkombëtar do të ngrejë zërin dhe do të ndalojë uzurpimin e pronës”, përfundon Miloviq./InLajmi/