Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi Superligën Evropiane nuk ka gjetur përkrahje nga të gjithë, pasi tashmë kanë filluar të dalin kundër idesë disa klube të mëdha evropiane.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA kanë vepruar kundër ligjit kur ndaluan Superligën Evropiane 2 vjet më parë, që do të thotë se është e hapur rruga për themelimin e një gare të re evropiane jashtë juridiksionit të organizatave kryesore të futbollit në botë.
Megjithatë, me vendimin nuk është se janë pajtuar të gjithë dhe tashmë kanë dalë kundër formimit 3 klube të mëdha evropiane si Bayern Munich, Manchester United dhe Atletico Madridit, shkruan Lajmi.net
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në garat e UEFA-s dhe bashkëpunimit pozitiv me UEFA-n, Ligën Premier dhe klubet e tjera përmes ECA-s për zhvillimin e vazhdueshëm të lojës evropiane”, thuhet në komunikatën e Unitedit.