• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ushtria izraelite përdor inteligjencën artificiale për sulmet në Gaza

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
20 December 2023
në Bota
0 0
0
Ushtria izraelite përdor inteligjencën artificiale për sulmet në Gaza
0
SHPERNDARJE
56
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria izraelite gjithashtu përdor inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave për sulmet në Gaza. Por kjo “inteligjencë” është e diskutueshme…

Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit. Rezultati i këtyre sulmeve, si gjithmonë në raste të tilla, interpretohet ndryshe: organizata terroriste Hamas dhe Ministria e tyre e Shëndetësisë pretendojnë se mbi 60% e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe se tashmë 19 mijë banorë humbën jetën, kryesisht gra dhe të mitur. Ndërsa ushtria izraelite, nga ana tjetër, pretendon se tashmë ka zbuluar dhe shkatërruar disa tunele dhe bastione terroriste, e sipas saj, ato pothuajse pa përjashtim ndodheshin në institucione të mbrojtura civile – spitale, institucione arsimore ose fetare, dhe se Hamaspo kryen sistematikisht krime lufte, duke i përdor civilët si “mur të gjallë” për mbrojtjen e bastioneve të tyre ushtarake.

Por ushtria izraelite konfirmon se tashmë ka sulmuar mbi 22.000 objektiva në Rripin e Gazës, ndaj edhe presidenti amerikan Biden akuzoi Izraelin për “bombardime arbitrare”, megjithëse Izraeli pretendon se sulmet po kryhen me “precizitet të lartë” ndaj objektivave të përzgjedhur.

Por si i zgjedh Izraeli objektivat? Në konfliktet ushtarake, kjo zakonisht bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimin e njësive në terren. Por Liran Antebi i Institutit për Kërkime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit pretendon se ushtria izraelite po përdor në shkallë të gjërë programet e inteligjencës artificiale për të zbuluar dhe për të përcaktuar objektivat e goditjeve ajrore ose ato të goditjeve me artileri. Vlerësimi i tij është se këto janë programe që kanë autonomi relativisht të lartë dhe analizojnë mjedisin e një objektivi të mundshëm sulmi. Kështu, ata shumë shpejt zbulojnë dinamikën që mund të jetë një kërcënim dhe e klasifikojnë atë si objektiv të një sulmi.

Shpejtësia dhe kujdesi

Në vitin 2019, ushtria e Izraelitthemeloi Qendrën e Targetit, ku sipas deklaratës së ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, punojnë qindra ushtarë. Në përshkallëzimin e vitit 2021 në Rripin e Gazës, ushtria izraelite filloi të përdorte inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave. Antebi pretendon se vetë udhëheqja ushtarake e pranoi këtë.

Arsyeja kryesore për përdorimin e programeve të tilla është shpejtësia. 2 vjet më parë, 200 objektiva të një rëndësie të madhe u përcaktuan në këtë mënyrë brenda vetëm 12 ditëve, më parë ushtrisë i duheshin 360 ditë për të zbuluar një numër të tillë objektivash.

Gazetari izraelit Yuval Abraham konfirmon se ushtria po përdor inteligjencën artificiale, por dëshmon edhe për zyrtarët izraelitë që nuk janë të bindur për efektivitetin e një metode të tillë: “Njerëzit me të cilët bisedova ngritën pyetje serioze në lidhje me dobinë ushtarake të disa objektivave specifike. Nëse çdo ditë vendosen qindra apo edhe mijëra objektiva, atëherë mundësia që ndonjë person prej mishi e gjaku të kontrollojë dhe të përcaktojë saktësinë e një informacioni të tillë, zvogëlohet në mënyrë drastike, shkruan DW.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi tani është “shkatërrimi i plotë” i Hamasit – gjë që këtij gazetari i duket si një detyrë e kotë. Hamasi ka mobilizuar rreth 30 deri në 40.000 luftëtarë, e nëse programi kompjuterik nuk përzgjedh vetëm objektiva të rëndësishëm, pra poste komanduese dhe zyrtarë të rëndësishëm të organizatës terroriste, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë viktima civile dhe “dëm kolateral”.

Jan-Christoph Kitzler, ARD Tel Aviv

 

 

 

 

Tags: HamasIntelegjenca ArtificialeIzrael
Postimi i mëparshëm

Naftëtarët letër Kurtit, distanca e karburanteve të jetë sipas standarteve të BE-së

Postimi tjetër

Tirana renditet si destinacion i preferuar për 2024 nga faqja e njohur “Huffpost”

Të ngjajshme Postime

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit
Bota

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë
Bota

Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë

10 August 2025
Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork
Bota

Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

10 August 2025
Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan
Bota

Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan

10 August 2025
Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu
Bota

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

9 August 2025
Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”
Bota

Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

9 August 2025
Postimi tjetër
Tirana renditet si destinacion i preferuar për 2024 nga faqja e njohur “Huffpost”

Tirana renditet si destinacion i preferuar për 2024 nga faqja e njohur “Huffpost”

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu