Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se së fundmi Prishtina po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave të OBSH, ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz çdo vit në botë e gjithashtu shkakton shumë sëmundje.
IKSHPK shprehet se ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave ndikojnë në përkeqësimin e situatës.
Ndërkohë ka rekomanduar përdorim sa më të pakët të veturave, lëndëve të ngurta për ngrohje dhe izolim termik të shtëpive.
Njoftimi i plotë:
INFORMATË MBI CILËSINË E AJRIT ME REKOMANDIME
Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit
Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.
9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së që përmban nivele të larta të ndotësve
Ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut.
Efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet
Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.
Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.
Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut. /InLajmi/