Bashkëpunimet këtë vit nuk kanë të ndalur, kësaj radhe nga Elgit Doda dhe Elai me titullin “Mërzia” e cila po pëlqehet shumë nga publiku, përcjell InLajmi.
Kënga është shkruar nga të 2 artistët, producent i këngës është vetë Elgit Doda, ndërsa për Mix dhe Master është Marenglen Boja.
Kujtojmë që këtë vit të 2 artistët kanë publikuar këngë si dhe bashkëpunime të cilat u bënë hite.
Si Elgiti ashtu edhe Elai këtë verë kishin koncerte të shumta.
“Mërzia” tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube. /InLajmi/