• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sporti Ndërkombtar Futboll

Edon Zhegrova, futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës aktualisht

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
20 December 2023
në Futboll
0 0
0
Edon Zhegrova, futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës aktualisht
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille.

Ndërsa, kapakun formës së jashtëzakonshme ia vendosi në ndeshje me Paris Saint-Germainin në fundjavën që e lamë pas, kur ishte i pandalshëm për futbollistët parisienë.

24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash.

E kjo formë optimale e “Messit kosovar” ka bërë që edhe vlera e tij në treg të rritet.

Uebfaqja e specializuar për vlerat e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë një “update” të vlerës së kartonit të futbollistit ofanziv.

Herën e fundit, më saktësisht më 27 qershor, kartoni i Zhegrovës ishte rritur në 8 milionë euro.

Ndërsa tash, sajti gjerman e rriti për 2 milionë vlerën e kartonit të ish-futbollistit të Baselit, i cili tash vlen 10 milionë euro.

Me këtë rast, ai u ngrit në pozitën e tretë sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës.

Zhegrova, i cili ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, megjithatë mund të largohet nga Franca në verën e ardhshme për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

E se si qëndron puna me vlerat e kartonëve të yjeve të tjerë të Kombëtares së Kosovës, do t’ua zbuloj në vazhdim.

Pa diskutim, lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve” është Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi stabil, i cili u shpall kampion me Napolin gjatë verës, deri sot në mesditë vlente 25 milionë euro në treg, ndërsa në orët e fundit vlera e tij ra për 5 milionë euro, respektivisht në 20 milionë.

E pozita e 2-të në këtë aspekt i takon Vedat Muriqit.

Vlera e “Piratit” nuk ka lëvizur që nga vera e këtij viti.

Sulmuesi dhe lojtari kryesor i Mallorcës vlerësohet 15 milionë euro.

I 4-ti në listë është Milot Rashica.

Futbollisti vushtrrias, i cili gjatë verës u ble nga Besiktasi pas një sezoni fantastik me Galatasarayn, me të cilin u shpall kampion i Turqisë, vlerësohet 8.5 milionë euro.

Ndërkaq, portieri Aro Muriç pati rënie drastike në vlerën e kartonit.

Nga 12 milionë euro sa kushtonte gjatë verës, tash portieri i Burnleyt vlen 7 milionë euro.

Muriç njëkohësisht e kompleton Top 5-shen e lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares.

Edhe lojtarët tjerë të Kosovës kishin rënie në vlerën e kartonit të tyre.

Duke nisur ngaMërgim Vojvoda, i cili disa muaj më parë vlente 5 milionë euro, e tash 4 milionë.

Arbër Zeneli vlente 4 milionë, por ylli i dikurshëm i “Dardanëve” e vazhdoi rënien dhe tash vlen 3 milionë euro.

Florent Hadërgjonaj gjatë verës vlente 3.1 milionë e tash 2.8.

Zymer Bytyqi muaj më parë vlente 3,5 milionë, ndërsa tash vlerësohet me 2 milionë në treg.

Vlera nga 2,5 milionë euro i ka rënë në 1,8 milionë edhe Bersant Celinës, i cili u transferua në ekipin suedez, AIK.

Pra, përpos Zhegrovës, pjesa dërrmuese e lojtarëve të Kosovës patën rënie të vlerës, shkruan GazetaExpress.

E fatkeqësisht rënie pati edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila dëshpëroi në kualifikimet e Euro 2024.

Tags: Edon ZhegrovaFutbollistëtKosova
Postimi i mëparshëm

Nënshkruhet tenderi 263 mijë euro për këpucat standarde të policisë

Postimi tjetër

5 arsye pse nuk mund të humbni peshë

Të ngjajshme Postime

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi
Futboll

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane
Futboll

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh
Futboll

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit
Futboll

Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

28 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik
Futboll

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës
Futboll

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
Postimi tjetër
5 arsye pse nuk mund të humbni peshë

5 arsye pse nuk mund të humbni peshë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu