• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve në burgjet e Izraelit

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
19 December 2023
në Bota
0 0
0
Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve në burgjet e Izraelit
0
SHPERNDARJE
9
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i CIA-s të hënën shkoi në Evropë për bisedime me zyrtarët izraelitë dhe të Katarit, duke sinjalizuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes bisedoi me udhëheqës ushtarakë izraelitë për kufizimin e operacioneve luftarake kundër Hamasit.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë për një ndryshim të shpejtë të situatiës, pas më shumë se 2 muajsh bombardimesh dhe luftimesh shkatërruese. Beteja të ashpra u zhvilluan në Gazën veriore, ku banorët thanë se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkonin për të vdekur dhe të gjallë nën ndërtesat e rrafshuara nga sulmet izraelite.

Trysnia po shtohet ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, disa nga aleatët më të afërt të Izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar që qeveria të rifillojë bisedimet me Hamasin për lirimin e më shumë pengjeve pasi 3 prej tyre u vranë gabimisht nga trupat izraelite ndërsa po valëvisnin një flamur të bardhë.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për numrin e madh të vdekjeve të civilëve në Gazë. Por pas bisedimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se “ky është operacion i Izraelit. Unë nuk jam këtu për të diktuar afate kohore ose kushte.” Shtetet e Bashkuara i kanë vënë veton thirrjeve për një armëpushim në OKB dhe kanë dërguar municione në Izrael.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyu një votim për të martën mbi një rezolutë të propozuar nga vendet arabe, që bën thirrje për ndalimin e luftimeve për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, në përpjekje për të shmangur një tjetër veto nga Shtetet e Bashkuara. Diplomatët thanë se po zhvillohen negociatat për të bindur Shtetet e Bashkuara që të abstenojë ose të votojë në mbështetje të rezolutës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë, të shkatërrojë aftësitë e tij të frikshme ushtarake dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Rripin e Gazës që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit brenda Izraelit. Në sulmin e pashembullt, militantët vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 240 burra, gra dhe fëmijë. Ky veprim nxiti një reagim të fortë ushtarak të Izraelit.

Lufta që zgjat prej 10 javësh ka shkaktuar vdekjen e mbi 18.700 palestinezëve. Rreth 1.9 milionë palestinezë gati 85% e popullsisë së Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre. Shumica janë grumbulluar në strehime dhe kampe tendash të OKB-së në pjesën jugore të territorit të rrethuar.

BISEDIMET PËR LIRIMIN E PENGJEVE

Në një shenjë të dukshme se bisedimet për një marrëveshje mbi lirimin e më shumë pengjeve po bëheshin më serioze, drejtori i CIA-s William Burns u takua në Varshavë me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad dhe kryeministrin e Katarit, tha një zyrtar amerikan.

Ky ishte takimi i parë i këtyre 3 zyrtarëve që nga përfundimi i një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, gjatë të cilit rreth 100 pengje, duke përfshirë një numër shtetasish të huaj, u liruan në këmbim të lirimit të rreth 240 palestinezëve, që po vuanin dënime në burgjet e Izraelit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se bisedimet nuk ishin “në një pikë ku një marrëveshje tjetër është e afërt. Ne po punojmë çdo ditë për këtë çështje.”

Me qëllim të rritjes së trysnisë publike mbi qeverinë izraelite, Hamasi publikoi një video që tregonte 3 pengje të moshuar izraelitë, të ulur me bluza të bardha, duke ju lutur Izraelit që t’i lirojë menjëherë.

Komentet ka të ngjarë të jenë bërë nën presion, por video sinjalizoi se Hamasi dëshiron të kalojë në diskutimet për lirimin e burrave të sëmurë dhe të moshuar. Izraeli ka thënë se dëshiron që së pari të lirohen rreth 19 gra dhe 2 fëmijë. Hamasi thotë se në mesin e grave janë edhe ushtarë, për të cilët pritet të kërkojë një çmim më të lartë, të lidhur me lirimin e të burgosurve palestinezë, shkruan VOA.

Hamasi dhe militantë të tjerë ende mbajnë rreth 129 pengje. Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ka thënë se asnjë peng tjetër nuk do të lirohet derisa të përfundojë lufta.

Tags: CIAIzraeliPalestina
Postimi i mëparshëm

Fshati i Rehovës kthehet në shesh xhirim për filmin e italianes

Postimi tjetër

Erdogan: Biden na ka premtuar shitjen e avionëve F-16 përmes Kongresit

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
Erdogan: Biden na ka premtuar shitjen e avionëve F-16 përmes Kongresit

Erdogan: Biden na ka premtuar shitjen e avionëve F-16 përmes Kongresit

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu