• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, opozita i drejtohet Kushtetueses

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
19 December 2023
në Shqipëri
0 0
0
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, opozita i drejtohet Kushtetueses
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

45 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë aleate i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

Opozita e konsideron antikushtetuese dispozitën e Rregullores që vendos përjashtimin për 30-60 ditë të deputetëve të cilët krijojnë kaos në Kuvend.

Kjo është hera e 3 që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese brenda muajit.

Argumentet kryesore të kërkesës janë:

  1. Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30-60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
  2. Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.
  3. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t’i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.
  4. Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 – 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.
  5. Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
  6. Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.
  7. Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.

Rregullorja e Kuvendit është akti që garanton bashkëjetesën demokratike të palëve politike në Parlamant. Miratimi i saj, ashtu si rishikimi a ndryshimi, kërkojnë detyrimisht konsensus dhe gjithëpërfshirje. Ndryshimet e fundit u propozuan nga mazhoranca, pa asnjë konsultim apo transparencë, u shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të përshpejtuar si shenjë e qartë arrogance dhe arbitrariteti, duke synuar ta shndërrojnë Rregulloren në një mjet “disiplinimi” për deputetët e opozitës që guxojnë të protestojnë kundër akteve të mazhorancës, shkruan Top Channel.

Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cënon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit, 45 deputetët kanë kërkuar nga Gjykata pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Tags: Gjykata KushetueseKuvendi i ShqipërisëPD
Postimi i mëparshëm

Kreu i vëzhguesëve evropian: Vota me fotokopje në Serbi

Postimi tjetër

Pas tërmetit shpërthen vullkani në Islandë

Të ngjajshme Postime

Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë
Shqipëri

Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe
Shqipëri

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën
Shqipëri

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Quhet Tulipa Albanica, tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri
Shqipëri

Quhet Tulipa Albanica, tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri

12 November 2025
Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë
Shqipëri

Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

11 November 2025
Banka e Shqipërisë blen 800 milionë euro për të mbrojtur lekun
Shqipëri

Banka e Shqipërisë blen 800 milionë euro për të mbrojtur lekun

10 November 2025
Postimi tjetër
Pas tërmetit shpërthen vullkani në Islandë

Pas tërmetit shpërthen vullkani në Islandë

Lajmet e fundit

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu