• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

KMDLNJ- Gjykatës Speciale: Dhunuese të të drejtave të njeriut

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
19 December 2023
në KRYESORE
0 0
0
KMDLNJ- Gjykatës Speciale: Dhunuese të të drejtave të njeriut
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

KMDLJ, ka dalë me një reagim ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e quan ”dhunuese të të drejtave të njeriut, të personave të privuar nga liria”, derisa akuzon edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për mostransparencë.

Sipas KMDLNJ-së, Gjykata Speciale ata po i mban në Hagë si pengje, dhe kjo ministri nuk ka aspak qëndrim korrekt ndaj atyre derisa shton që ajo gjatë vizitave edhe ka bërë dallime në baza partiake.

”Dhunuesja e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në GJSR në Hagë (të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë), Ekaterina Trandafilova ishte në një vizitë në Kosovë, siç deklaron ajo: “për ta informuar publikun dhe shoqërinë civile për punën e kësaj Gjykate …”. Pati takime publike dhe të fshehta, për të parat u deklarua publikisht, për të dytat as që ishte në dijeni publiku”.

”Në një reagim të mëhershëm KMDLNJ njoftoi opinionin se kjo inkuizitore e të drejtave të njeriut pati një vizitë ilegale në Ministri të Drejtësisë, pa e specifikuar se me kend u takua. Realisht, as për KMDLJj–në nuk është me rëndësi se me kend u takua e as për opinionin por është me rëndësi se kjo Ministri fare nuk informoi publikun për këtë takim e as për çka u bisedua. Pastaj, pas vizitës ishte një dënim drakonik ndaj Salih Mustafës dhe një lirim i vonshëm i Nasim Haradinjat në ndërkohë që Hysni Gucati ishte liruar muaj më parë ndonëse dënimi ishte i njëjtë si dhe vepra (e kurdisur) për të cilën ishin dënuar, gjithashtu me dënime maksimale”.

”Tash, ministrja e kësaj ministrie deklaron se ajo nuk ishte takuar me kryetaren e Gjykatës Raciste Speciale por zëvendësi i saj, pa e treguar emrin. Mungesa e transparencës për këtë takim si dhe llogaridhënies nxitë shumë dyshime aq më parë që dihet publikisht se kjo ministri nuk ka aspak qëndrim korrekt ndaj pengjeve që po mbahen në Hagë sikur që edhe gjatë vizitave ka bërë dallime në baza partiake. Për shkelje drastike të të drejtave të njeriut ndaj pengjeve të Hagës nga kjo Gjykatë dhe nga kjo kryetare asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri dhe vullnet të kërkojë sqarime, së paku në Kuvendin e Kosovës, me arsyetim se nuk dëshiron të ndërhyjë në drejtësi (në situata normale kjo është në rregull) ndërsa, në anën tjetër nuk ka lënë pa komentuar dhe pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave të Kosovës sidomos në baza partiake apo edhe për qëllime politike. Kjo ndërhyrje flagrante është theksuar sidomos në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku, edhe sot shtrirja e ndikimit politik është përtej çdo shqetësimi”.

”Këmbëngulja për respektim të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, aktualisht pengje, nuk paraqet asnjë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë apo në vendimmarrje për është detyrim i institucioneve të Kosovës aq më parë që botërisht thuhet se kjo Gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe MD këtë e thekson shpesh. Pastaj, procedura e lirimit me kusht nuk mund të bëhet siç është bërë në rastin Gucati dhe Haradinaj, kriteret janë të përcaktuara dhe nuk mund të shpikë asnjë Gjykatë kushte kufizuese siç është ndalimi i deklarimit publik deri në kohën kur përfundon kushti. Nëse deklarimi publik ka elemente të natyrës penale është çështje tjetër, atëherë kushti menjëherë zëvendësohet me burg efektiv”.

”MD dhe institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë nga GJRS sqarime se si ndodhi që dokumentet e ndjeshme rrodhën nga kjo gjykatë, pse nuk u bënë hetimet pas së cilave do të caktohej përgjegjësia e të gjithë akterëve e jo që kjo rrjedhje e simuluar të keqpërdoret për arrestim dhe dënim të shtetasve të Kosovës aq më parë që GJRS kishte dhe ka përgjegjësi për ruajtjen e këtyre dokumenteve të ndjeshme e jo ai që, në një mënyrë apo tjetër furnizohet me këto materiale”, shkruan klankosova.tv.

”KMDLNJ e ka të qartë se rrjedhja e dokumenteve të ndjeshme nga kjo GJRS është e qëllimshme dhe ka shërbyer për arrestim të kundërligjshëm të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe Shefit të GP të LVV –së, Rexhep Selimi. Institucionet e Kosovës kanë heshtur dhe janë treguar shumë oportuniste siç po heshtin sot dhe vazhdojnë të jenë oportuniste. A është ky vetëm një lëshim apo qëllim do ta dëshmojë koha ndonëse për KMDLNJnë nuk ka shumë’’

Tags: Ekaterina TrandafilovaGjykata SepcialeKMDLNJ
Postimi i mëparshëm

Grenell me kritika të ashpra ndaj Gjermanisë për mbështetjen e Kurtit

Postimi tjetër

Tahiri: Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive

Të ngjajshme Postime

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
KRYESORE

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë
KRYESORE

Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë

1 July 2025
Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota
KRYESORE

Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

1 July 2025
Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente
KRYESORE

Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër: Të adresohen sfida shumë më urgjente

1 July 2025
Kurti: Gjithmonë jam për ura bashkëpunimi, kush ka dilema të më kontaktojë
KRYESORE

Kurti: Gjithmonë jam për ura bashkëpunimi, kush ka dilema të më kontaktojë

1 July 2025
Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses
KRYESORE

Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses

1 July 2025
Postimi tjetër
Tahiri: Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive

Tahiri: Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu