Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur mbështetjen ndaj stafit dhe vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm, pëcrjell InLajmi.
Haradinaj tha se ka vlerësuar punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës ‘Autizmi Flet’ në angazhimin e tyre humanitar.
Tutje kreu i AAK-së shprehi mirënjohje të veçantë ndaj të gjithë atyre që po punojnë për këta fëmijë të cilët kanë nevojë për përkrahje që të ndjehen të barabartë në shoqëri.
Postimi i tij i plotë:
Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur mbështetjen ndaj stafit dhe vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm.
Vlerësova punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës ‘Autizmi Flet’ në angazhimin e tyre humanitar.
Mirënjohje të veçantë ndaj të gjithë atyre që po punojnë për këta fëmijë të cilët kanë nevojë për përkrahje që të ndjehen të barabartë në shoqëri. /InLajmi/